Aktorja me origjinë nga Kosova, Luàna Bajrami‑Rahmani, bëri histori sonte në Ceremoninë e 98‑të të Çmimeve Oscar, duke fituar çmimin e saj të parë të Akademisë për Filmin më të Mirë të Shkurtër me Aktorë të Gjallë, Two People Exchanging Saliva, ku ajo luajti rolin kryesor.
Ky sukses ka ngjallur reagime të gjerë në të gjithë komunitetin shqiptar dhe më gjerë, duke u shndërruar në një moment krenarie për artin dhe kinemanë ballkanike.
Në një postim të sapopublikuar në platformën X, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur urimet e saj të ngrohta Bajramit dhe gjithë ekipit të filmit. Osmani e përshkroi aktoren si një “shembull frymëzues të talentit, vendosmërisë dhe guximit të rinisë kosovare”.

Vjosa Osmani via X
Luàna Bajrami‑Rahmani, e lindur më 14 mars 2001 në Pleshina të Kosovës dhe e rritur në Francë që nga mosha 7‑vjeçare, ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare që prej fëmijërisë. Ajo njihet për rolin e saj në filma si Portrait of a Lady on Fire (2019) dhe School’s Out (2018), si dhe për debutimin e saj si regjizore me The Hill Where Lionesses Roar (2021), një dramë e vlerësuar në festivale ndërkombëtare.
Filmi që triumfoi në Oscars këtë vit, Two People Exchanging Saliva, përmban një narrativë të fortë dhe emocionale, dhe Bajrami u ngjit vetë në skenë për të pranuar çmimin prestigjioz të Akademisë, duke e bërë edhe më të paharrueshëm momentin.

'Two People Exchanging Saliva' winners and Conan O'Brien at 2026 Oscars. Frank Micelotta/Disney via Getty (2)
Reagimi i Presidentes Osmani u prit me entuziazëm në rrjetet sociale, ku qytetarë nga gjithë trojet shqiptare shprehën krenari për arritjen e Bajramit. Fitimi i një Oscar-i në një kategori ndërkombëtare është një nga arritjet më të mëdha të një artisti me prejardhje shqiptare në industrinë filmike botërore.





