"Një vit pa bërë s*ks": Fjalët e Rogertit për Brikenën në dhomën e rrëfimit trazojnë rrjetin...

"Një vit pa bërë s*ks": Fjalët e Rogertit për Brikenën në dhomën e rrëfimit trazojnë rrjetin...

Një deklaratë e fortë nga Rogert Sterkaj në dhomën e rrëfimit në “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar reagime të shumta dhe diskutime të nxehta në rrjetet sociale.

Gjatë një bisede, ai ka bërë një koment që është konsideruar i tepruar nga një pjesë e publikut, duke u interpretuar si i papërshtatshëm dhe provokues.

“Brikena ka vetëm strategji loje. S’ka pikë pëlqimi Brikena për Mateon, mos lëj nam kush që mendon atë gjë. Mateo është dhëndri tipik shqiptar që e do një femër, nuse që është si dhi e egër. Kjo është nga ato nuse që do martohet me zor, supozohet. Ka ndenjur një vit pa bërë seks dhe del fëmija pas dy viteve.”

Menjëherë pas transmetimit, rrjeti është mbushur me komente, ku disa ndjekës e kanë kritikuar për gjuhën e përdorur, ndërsa të tjerë e kanë parë si pjesë të dinamikës së lojës dhe tensioneve të momentit.

Kjo situatë ka rikthyer në vëmendje edhe një herë kufijtë mes humorit, provokimit dhe respektit brenda formatit, ku çdo deklaratë analizohet në detaj nga publiku.

Mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë do të ketë pasoja në lojën e Rogertit apo në marrëdhëniet e tij me banorët e tjerë në shtëpi.