Nga shkronja “K” te shkronja “B”! Përplasja e vjetër Luiz Ejlli – Edi Rama rikthehet dhe bëhet virale në protestë...

Nga shkronja “K” te shkronja “B”! Përplasja e vjetër Luiz Ejlli – Edi Rama rikthehet dhe bëhet virale në protestë...

Memet dhe batutat e rrjeteve sociale duket se vazhdojnë të jenë një nga mënyrat më të përdorura për të shprehur pakënaqësi, edhe në momente me ngarkesë të lartë politike.

Gjatë protestës së fundit, një pankartë e veçantë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe përdoruesve online, duke rikthyer në kujtesë një nga përplasjet më të komentuara mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe kryeministrit Edi Rama.

Bëhet fjalë për një debat të vjetër në rrjet, i cili tashmë është kthyer në një batutë politike nga protestuesit.

Përplasja nisi vite më parë, kur Luizi ironizoi masat dhe kufizimet e vendosura nga qeveria, duke përdorur një lojë me alfabetin.

Në atë kohë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke e cilësuar reagimin si “humor kaps”, ndërsa Luizi u kundërpërgjigj me një tjetër batutë që u bë virale.

Sot, kjo lojë fjalësh është rikthyer në një tjetër formë, pasi në pankartën e protestës shkruhej:

“Kësaj radhe do të mbërrish tek shkronja B (BURG)! Populli nuk përfaqësohet nga një K që e mendon veten si të tillë!”

Mesazhi u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok dhe Instagram, duke nxitur reagime dhe komente të shumta.

Kështu, një debat i vjetër online mes Luiz Ejllit dhe Edi Ramës është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë brenda një konteksti protestash dhe zhvillimesh politike.