Nga kundërshtar në “aleat”? Ola ndan momentet epike mes vëllait të saj dhe Adionit...

Nga kundërshtar në “aleat”? Ola ndan momentet epike mes vëllait të saj dhe Adionit...

Marrëdhënia mes Olës, partnerit të saj Adionit dhe vëllait të saj, Fabjanit, duket se ka marrë një kthesë krejtësisht të papritur pas përfundimit të Ferma VIP.

Për publikun që ndjeki formatin, Fabjani u kthye në një nga personazhet më të komentuar kur hyri papritur në fermë për t’i kërkuar llogari së motrës lidhur me raportin e saj me Adionin.

Në atë kohë, ai ishte kategorikisht kundër romancës së tyre, duke pretenduar se Ola po humbiste dinjitetin për shkak të sjelljes së Adionit.

Madje, ai u bë viral edhe me batutën:

Nëse një zog bie në dashuri me një peshk, cila është zgjidhja?

Por duket se koha ka ndryshuar gjithçka.

Së fundmi, Ola ka publikuar një video mjaft komike në rrjetet sociale, ku Adioni dhe Fabjani shfaqen të ulur pranë njëri-tjetrit duke luajtur video-lojëra dhe duke kaluar kohë së bashku.

Për ta bërë momentin edhe më epik, ajo ka vendosur në sfond pikërisht zërin e të vëllait me batutën e famshme për “zogun dhe peshkun”, ndërsa vetë shihet duke qeshur me situatën.

Videoja ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit, duke treguar se tensionet dhe hatërmbetjet e dikurshme mes tyre tashmë janë kthyer në humor dhe ironi familjare.