Nga finaliste në influencuese luksi: Sa paguajnë bizneset për një reklamë të Elijona Binakaj?

Elijona Binakaj via Instagram
Elijona Binakaj via Instagram

Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, disa prej ish-banorëve po përfitojnë ndjeshëm nga fama që fituan në ekran. Një nga emrat që po tërheq më shumë vëmendje është Elijona Binakaj, e cila arriti të zinte vendin e dytë në finale, menjëherë pas fituesit Londrim Mekaj.

Popullariteti i saj në rrjetet sociale është rritur ndjeshëm pas daljes nga shtëpia e famshme, duke e kthyer atë në një figurë shumë të kërkuar nga bizneset për bashkëpunime promocionale. Me rritjen e audiencës dhe ndikimit online, edhe tarifat për reklamat në profilin e saj janë rritur ndjeshëm.

Burime pranë tregut të marketingut në rrjete sociale bëjnë me dije se për publikimin e një videoje promocionale në profilin e saj, tarifa arrin rreth 7,500 euro. Në rastet kur një kompani kërkon dy publikime të tilla, kostoja totale mund të shkojë afërsisht në 14,000 euro.

Megjithatë, reklamat nuk qëndrojnë përgjithmonë në profilin e saj. Sipas të njëjtave burime, postimet promocionale qëndrojnë të publikuara për një periudhë të kufizuar, rreth tre muaj, dhe më pas hiqen.

Elijona u konsiderua një nga personazhet më të spikatura të këtij edicioni, duke fituar simpati të madhe nga publiku për qëndrimin e saj të vendosur dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit gjatë gjithë eksperiencës në reality show.