Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit një detaj interesant nga planet e saj hipotetike për të ardhmen, duke zbuluar se, nëse një ditë do të jetonte jashtë Shqipërisë, zgjedhja e saj do të ishte Luksemburgu.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP” u pyet se në cilin shtet do të preferonte të jetonte.
Pa dhënë shumë shpjegime, Sara publikoi disa pamje nga Luksemburgu dhe iu përgjigj thjesht:
“Luxembourg.”

Sara Gjordeni via Instagram Story
Edhe pse nuk tregoi arsyet që e bëjnë këtë vend zgjedhjen e saj të preferuar, përgjigjja ngjalli interes te ndjekësit, të cilët komentuan mbi destinacionin që ajo do të zgjidhte për të ndërtuar jetën nëse një ditë do të largohej nga Shqipëria.
Për momentin, bëhet fjalë vetëm për një përgjigje në kuadër të bashkëbisedimit me fansat dhe Sara Gjordeni nuk ka lënë të kuptohet se ka plane konkrete për t'u zhvendosur jashtë vendit.




