Programi “Goca dhe Gra” do të rikthehet në sezonin e ri me një panel të riformatuar, duke sjellë disa ndryshime në përbërjen e moderatoreve.
Këtë sezon, formati do të vijë me katër moderatore, një më pak krahasuar me sezonin e kaluar, kur paneli përbëhej nga pesë vajza.
Nga sezoni i mëparshëm do të vijojnë të jenë pjesë e programit Ori Nebijaj dhe Ema Andrea.
Ndërkohë, skuadrës do t’i bashkohen edhe dy emra të rinj, Selin Bollati dhe Orinda Huta, të cilat do të sjellin një tjetër dinamikë në panel.
Në krahun tjetër, programi do të vijojë pa Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu dhe Rozana Radi, të cilat nuk do të jenë pjesë e sezonit të ri.
Kështu, me tre largime dhe dy prurje të reja, “Goca dhe Gra” do të nisë sezonin e ardhshëm me një formacion të ndryshuar, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të funksionojë paneli i ri në ekran.




