Moza Ahmeti ka folur së fundmi për çmimin e fituar në “Ferma VIP”, duke zbuluar se pagesa e shumës së fitores kishte pësuar vonesë.
Kjo vonesë duket se kishte krijuar edhe njëfarë shqetësimi, pasi për një moment kishte nisur të lindte pikëpyetja nëse paratë do të mbërrinin apo jo. Megjithatë, vetë Moza ka sqaruar se tashmë gjithçka është zgjidhur.
Me humor, ajo tregoi se shuma e çmimit i ka kaluar në llogari, duke kujtuar edhe momentin e pasigurisë.
“Falënderoj që më erdhën lekët e çmimit. I falënderoj. Jo për gjë, por u vonuan dhe na zuri frika, por erdhën”, u shpreh Moza duke qeshur.
Pra, për ish-finalisten, çështja e pagesës është tashmë e mbyllur dhe gjithçka ka përfunduar në rregull.
“Erdhën, kështu që çdo gjë ka shkuar për së mbari dhe Holta Dulakun e përqafoj”, shtoi ajo.
Kështu, deklarata e Mozës ka sqaruar edhe situatën rreth vonesës së çmimit të “Ferma VIP”, duke treguar se në fund pagesa është kryer.




