Lajmi se Mozzik dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, janë në pritje të një djali është pritur me shumë entuziazëm nga fansat. Menjëherë pas këtij njoftimi, vëmendja e ndjekësve u përqendrua te një postim i Loredana Zefit, ish-partneres së reperit.
Artistja publikoi në rrjetet sociale një fotografi të vajzës së tyre, Hanës, e cila shfaqej e buzëqeshur në një moment të qetë familjar.

Loredana via Instagram Story
Postimi u komentua gjerësisht nga ndjekësit, ku disa e interpretuan si një reagim të tërthortë pas lajmit për shtatzëninë e Mozzik dhe Lotinës.
Megjithatë, nuk ka asnjë deklaratë apo provë që e lidh publikimin e Loredanës me njoftimin e bërë nga ish-partneri i saj. Deri më tani, as Mozzik dhe as Loredana Zefi nuk kanë reaguar ndaj këtyre aludimeve, duke lënë gjithçka në nivel interpretimesh nga publiku.
Ndërkohë, Mozzik dhe Lotina Haziri po shijojnë pritjen e fëmijës së tyre të parë së bashku, ndërsa lajmi për zgjerimin e familjes së tyre vazhdon të marrë urime dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.




