Gjesti ka reaguar publikisht pasi një numër i madh fansash kanë nisur të shkojnë pranë shtëpisë së tij, duke kërkuar ta takojnë apo të realizojnë fotografi me të.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtari falënderoi ndjekësit për dashurinë dhe mbështetjen e vazhdueshme, por njëkohësisht u kërkoi me shumë respekt që të mos vizitojnë banesën e tij, duke theksuar se ajo është i vetmi vend ku gjen qetësi pranë familjes.
“Ju lutem, kam një kërkesë prej zemrës. E di që shumë prej jush vini te shtëpia jem me dëshirën me më taku ose me bo një foto me mua, dhe e vlerësoj pafund këtë dashni. Ama ju lutem më kuptoni edhe mua. Shtëpia është i vetmi vend ku mundohem me pushu, me kalu kohë me familjen dhe me gjet pak qetësi. Kur vjen dikush çdo ditë te dera, bëhet shumë e vështirë me pas atë qetësi.”
Në vijim të mesazhit, artisti theksoi se nuk dëshiron që askush të ndihet i refuzuar, por u bëri thirrje fansave ta respektojnë jetën private dhe të zgjedhin ta takojnë në ambiente publike.
“Nuk dua që askush me u ndje i refuzum ose i parespektum. Përkundrazi, ju dua dhe ju falënderoj secilin prej jush. Por ju kërkoj me shumë respekt që të mos vini te shtëpia jem. Do të kemi plot raste me u taku në koncerte, evente dhe vende publike, ku me shumë qejf bëjmë foto dhe kalojmë kohë bashkë. Faleminderit që më kuptoni dhe që e respektoni privatësinë time dhe të familjes sime. Kjo për mua do të thotë shumë. ❤️🙏”

Gjesti via Instagram Story
Reagimi i Gjestit është pritur me mbështetje nga shumë ndjekës, të cilët kanë vlerësuar mënyrën e tij të sinqertë dhe të respektueshme për të vendosur kufij mes dashurisë së fansave dhe privatësisë familjare.




