Opinionistja e “Big Brother VIP 5”, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë të papritur për fituesen Selin, gjatë një interviste në “Breaking” në Top News.
Edhe pse ajo u shpreh se në fillim kishte mbështetur Mirin si fitues, Monika nuk kurseu vlerësimet për Selinën, duke theksuar aftësitë dhe forcën e saj në lojë:
“Të isha në politikë atë zonjë do e bëja ministre direkte.”
Ajo tregoi se ka qenë e dyzuar mes dy finalistëve, ndërsa shtoi se Selin ka përballuar me sukses një presion të madh dhe sulme të vazhdueshme gjatë qëndrimit në shtëpi:
“Në post-Big Brother mu duk shumë e vogël Selin. Ajo e ka përballuar gjithë ato sulme dhe luftë të jashtëzakonshme.”
Megjithatë, Kryemadhi theksoi se në këndvështrimin e saj, Miri mbetet një lloj “fituesi moral” i këtij edicioni:
“Patjetër që do doja ta fitonte Miri, por një fitues është. Mendoj se Miri e ka fituar BB në këndvështrimin e tij.”
Ajo nuk la pa përmendur edhe Brikenën, për të cilën tha se i erdhi keq që nuk arriti në finale.
Në të njëjtën intervistë, Monika u ndal edhe në jetën e saj personale, duke folur për marrëdhënien shumëvjeçare me Ilir Metën, të cilën e cilësoi si periudhën më të bukur të jetës së saj, pavarësisht sfidave:
“Unë nuk mund të mohoj 33 vite jetë me Metën… Ka qenë periudha më e bukur e jetës sime. Me Metën kam kaluar shumë sfida, disa i fituam, disa u humbën.”
Me këto deklarata, Monika ka treguar një tjetër anë të sajën, duke kombinuar analizën e lojës në BBVIP me reflektime nga jeta personale dhe politike.




