Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Miri, ka qenë së fundmi i ftuar në Andale Media, ku iu përgjigj disa pyetjeve pikante gjatë një interviste të shoqëruar me sfidën e specit djegës.
Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo për vendin më të pazakontë ku kishte kryer marrëdhënie seksuale.
Ndryshe nga shumë të ftuar të tjerë që kanë zgjedhur të shmangin përgjigje të tilla duke pranuar sfidën e specit djegës, Miri vendosi të përgjigjej pa hezitim.
“Është e thjeshtë… Të tjerët kanë ngrënë specin të gjithë që mos t’i përgjigjen kësaj pyetjeje… Sepse kanë komplekse me veten. Nuk e tregojnë. Kjo është një gjë shumë e thjeshtë sepse nëse ti nuk ke arritur të bësh në një vend të çuditshëm për ty atë marrëdhënie seksuale, do të thotë që ti s’ke jetuar! Kështu mendoj unë,” u shpreh ai.
Më pas, këngëtari zbuloi se vendi më i pazakontë për të ka qenë në makinë, duke e trajtuar situatën me humor dhe pa ngurruar të japë përgjigjen para kamerave.
Deklarata e Mirit ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, duke u bërë një nga momentet më të komentuara të intervistës.




