E ftuar në emisionin Ndryshe me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, Selin ka ndarë detaje nga eksperienca e saj në televizion, duke folur për emocionet, prapaskenat dhe ndikimin që kjo aventurë ka pasur në jetën e saj.
Në qendër të vëmendjes mbetet historia e saj me DJ Gimbo, një lidhje që lindi gjatë qëndrimit në reality show dhe që vazhdon të komentohet nga publiku.
E pyetur nëse ka menduar për martesë, Selin u tregua e sinqertë dhe e kujdesshme:
“Nuk e kam vendosur. Është shumë herët.”
Ndërsa për një zgjedhje mes famës dhe dashurisë, ajo dha një përgjigje që ka tërhequr vëmendje:
“Në këtë pikë që jam, jam shumë e lumtur që fama nuk më ka penguar që të jem me Gimbon.”
Ajo e përmbylli me një reflektim të thjeshtë, por domethënës mbi ndjenjat:
“Dashuria ose është, ose nuk është. Nuk është nga 1-10, nga 1-100. Ose është, ose nuk është.”
Deklaratat e saj janë parë si një mesazh i qartë se, përtej famës dhe ekspozimit publik, ndjenjat mbeten prioritet në këtë fazë të jetës së saj.




