Një moment i papritur në emisionin “N’Kosovë Show” ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi Joz Marku dhe moderatori Shpëtim Desku krijuan një situatë që dukej si një debat i fortë në studio.
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4” ishte i ftuar në program, kur gjatë bisedës mes tij dhe moderatorit u krijua një atmosferë e tensionuar.
Në një moment, Joz Marku iu drejtua moderatorit me fjalët:
“Zotëri, je tu më acaru, je tu më kalu në tjetër… po kaloj në nervozizëm.”
Ndërsa Shpëtim Desku iu përgjigj me një tjetër replikë që shtoi tensionin:
“Mendon se po më tut mu?”
Pas kësaj, të dy u ngritën nga vendet dhe u afruan pranë njëri-tjetrit, duke krijuar përshtypjen e një përplasjeje fizike.
Megjithatë, gjithçka rezultoi të ishte një skenë e inskenuar. Më vonë u sqarua se momenti ishte përgatitur më herët nga dy protagonistët dhe nuk kishte pasur asnjë konflikt real mes tyre.
Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjet, duke shkaktuar fillimisht reagime të shumta nga ndjekësit, përpara se të zbulohej se bëhej fjalë për një shaka televizive.




