Pas situatave të fundit të përfolura në skenë dhe në rrjetet sociale, këngëtari Gjesti ka vendosur të bëjë një rikthim të fortë në ekranin televiziv.
Këtë herë, ai do të shfaqet si i ftuar special në Top Channel, në një intervistë që pritet të tërheqë vëmendje të madhe.
Përmes një njoftimi zyrtar në Instagramin e emisionit Goca dhe Gra, është konfirmuar se artisti do të jetë në studio këtë të premte, përballë moderatoreve të programit.
Në pamjet e publikuara, Gjesti shfaqet me stilin e tij ekstravagant dhe të veçantë, duke lënë të kuptohet se do të jetë një paraqitje plot energji dhe deklarata interesante.
Edhe pse temat e intervistës nuk janë zbuluar ende, rikthimi i tij po pritet me shumë interes, sidomos pasi emri i tij ka qenë shpesh në qendër të diskutimeve në kronikat rozë për performancat dhe paraqitjet e fundit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja e programit me mesazhin: “Gjesti rikthehet FUQISHËM! Të premten, në @gocadhegra”.




