Një debat i fortë mes dy banorëve të Big Brother VIP Albania ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi në diskutim u përfshinë edhe familjarët e tyre. Bëhet fjalë për përplasjen mes Mateos dhe Tanit, e cila fillimisht u raportua si një konflikt i rëndë i nisur nga Mateo.
Pas deklaratës së Tanit, i cili u shfaq shumë i tronditur para banorëve duke pretenduar se ishte ofenduar gruaja e tij, në internet janë publikuar pamjet e plota të debatit. Videoja që po qarkullon tregon momentin kur situata degradoi dhe se si filloi në të vërtetë përplasja.
Sipas asaj që dëgjohet në pamje, tensioni mes tyre u rrit pasi Tani iu drejtua i pari Mateos me një koment që lidhej me një situatë të mëparshme dhe me një person të tretë, duke përmendur edhe partneren e tij të ardhshme. Kjo deklaratë u konsiderua si një provokim i drejtpërdrejtë.
Pas këtij momenti, Mateo reagoi ashpër duke iu kundërpërgjigjur me tone të forta dhe duke përfshirë në debat edhe bashkëshorten e Tanit. Kjo shkëmbim fjalësh e çoi situatën në një nivel shumë të tensionuar, duke bërë që konflikti të përfshijë çështje personale dhe familjare.
Pamjet e plota të debatit kanë ndezur diskutime të shumta në rrjete sociale, ku ndjekësit po analizojnë se kush e nisi realisht përplasjen dhe nëse reagimi i secilit prej tyre ishte i justifikuar.





