Loredana Brati ka folur pa dorashka për raportet e saj me disa prej personazheve të njohur të showbiz-it shqiptar, gjatë një interviste në emisionin “Kampionët e Botës” në TV Klan.
Në një lojë me zgjedhje të moderuar nga Marina Vjollca, modelja u pyet se kë do të zgjidhte si të preferuarin, kujt do t’i jepte një shans të dytë dhe kë do ta përjashtonte nga jeta e saj.
Kur u pyet se kush është “titullari” i saj, Loredana nuk hezitoi të përmendte Don Xhonin.
“Meqë e ka nxjerrë albumin tani dhe e kam shumë xhan, Don Xhonin.”
Për personin që do t’i jepte një shans të dytë, ajo zgjodhi Joz Markun, duke lënë të kuptohet se nuk mban hatërmbetje.
“Unë me të gjithë i kam marrëdhëniet e mira. Hajde, Jozin.”
Megjithatë, deklarata që bëri më shumë bujë ishte ajo për Gjestin. E pyetur se kë do ta dërgonte “në tribunë”, pra kë ka përjashtuar nga jeta e saj, Loredana u përgjigj:
“Për t’i dhënë fund këtyre thashethemeve që janë ngritur kohët e fundit, Gjestin.”
Me këtë deklaratë, Loredana Brati duket se ka dashur t’i japë fund spekulimeve që kanë qarkulluar së fundmi për raportin e saj me Gjestin, duke bërë të qartë se ai nuk është më pjesë e jetës së saj. Deklarata e saj ka nxitur menjëherë reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.




