Përplasja e fortë mes këngëtarit Gjesti dhe kompanisë ONIMA vijon të trazojë skenën muzikore shqiptare, duke ndarë artistët në dy kampe. Ndërkohë që shumë emra të njohur janë shprehur kundër kompanisë dhe drejtuesit të saj, Erkand Shabani, këngëtarja Fifi ka zgjedhur të dalë publikisht në mbrojtje të tyre.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Fifi ka sqaruar raportin e saj me ONIMA, duke treguar se bashkëpunimi mes tyre ka nisur që në vitin 2019 për shpërndarjen e projekteve muzikore. Ajo thekson se eksperiencat në marrëveshje të tilla janë të ndryshme për çdo artist dhe nuk mund të përgjithësohen.

Fifi via Instagram Story
Artistja u shpreh se, ndryshe nga pretendimet që po qarkullojnë, Erkand Shabani ka qenë korrekt dhe profesional në bashkëpunimin me të. Madje, ajo zbuloi edhe një detaj të rëndësishëm: para nënshkrimit, kontrata është shqyrtuar nga një avokat, duke e bërë atë plotësisht të vetëdijshme për çdo kusht.
Në fund, Fifi u tregua e prerë ndaj kritikave, duke theksuar se kushdo që nuk bie dakord me qëndrimin e saj, është i lirë të largohet nga ndjekja e saj.





