“Lëpirësa gjithë jetën…” – Rike Roçi thumbon publikisht Meritonin…

“Lëpirësa gjithë jetën…” – Rike Roçi thumbon publikisht Meritonin…

Përplasja mes Rike Roçi dhe Meriton Mjekiqi ka rikthyer sërish vëmendjen në rrjetet sociale.

Shkak për këtë është bërë mungesa e Meritonit në premierën e filmit ADN, ku ai është pjesë e kastit së bashku me Rikën dhe aktorë të tjerë të njohur. Ai nuk u shfaq as në tapetin e kuq dhe as gjatë shfaqjes, gjë që u komentua menjëherë nga ndjekësit.

Situata u bë edhe më interesante pasi Meritoni u pa në një event tjetër në Prishtinë, ku morën pjesë figura të njohura të showbiz-it, duke shtuar dyshimet për një marrëdhënie të ftohur mes tij dhe Rikës.

Pak më vonë, Rike reagoi në rrjetet sociale me një mesazh të fortë, pa përmendur drejtpërdrejt emra, por që u interpretua si një thumbim ndaj tij. Ajo kritikoi ata që nuk mbështesin projektet ku janë vetë të përfshirë, por zgjedhin të shfaqen në evente të tjera.

Rike Roci via Instagram Story

Nga ana tjetër, Meritoni nuk ka reaguar publikisht dhe nuk ka bërë asnjë postim për filmin, ndryshe nga pjesa tjetër e kastit.

Kjo situatë ka shtuar pikëpyetjet mbi raportin mes tyre dhe çfarë mund të ketë ndodhur pas kuintave.