Mes diskutimeve të shumta në media për ndarjen e përfolur mes Ledion Liço dhe Sara Hoxha, një moment nga Prime-i i Big Brother VIP Albania ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Gjatë spektaklit, ndërsa në studio diskutohej për tema që lidhen me familjen dhe përgjegjësinë e prindërve, moderatori mbajti një qëndrim të fortë për çështjen e braktisjes së fëmijëve nga prindërit. Ai theksoi se një veprim i tillë nuk mund të justifikohet dhe duhet të gjykohet me seriozitet.
Në fjalën e tij, Ledioni u shpreh se është kundër idesë që shpesh përhapet në publik se secili duhet të ndjekë jetën personale pa marrë parasysh përgjegjësitë e marra më parë. Sipas tij, kur dikush vendos të krijojë familje dhe të bëhet prind, kjo zgjedhje sjell detyrime që nuk mund të anashkalohen lehtë.
Këto komente u shpërndanë me shpejtësi në platforma si TikTok dhe Instagram, ku shumë përdorues i interpretuan si një mesazh që lidhet me situatën personale të moderatorit.
Çifti i njohur kanë tre fëmijë së bashku: dy djemtë, London dhe Roman, si dhe vajzën Ruya Roe. Deri më tani, Sara Hoxha nuk ka reaguar publikisht lidhur me komentet apo me lajmet që qarkullojnë për jetën e tyre private.





