Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, po kalon një moment të vështirë familjar, pasi ka njoftuar ndarjen nga jeta të Muhamet Hetemit, axhës së nënës së tij.
Lajmin e trishtë, artisti e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar edhe një fotografi krah të ndjerit, të cilin e thërriste me përkëdheli “Meti”.
“Lamtumirë, Meti! Na la sot axha i nanës, Muhamet Hetemi. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, në ora 14:30, në fshatin Sojevë”, ka shkruar reperi në njoftimin e tij.
Krahas lajmit të hidhur, Mozzik ka ndarë edhe disa fjalë prekëse, duke kujtuar dashurinë dhe kujdesin që kishte marrë nga i afërmi i tij ndër vite.
“Do të të kujtoj gjithmonë për dashurinë, mirësinë dhe urtësinë që ma ke dhënë çdoherë. Të qoftë dheu i lehtë, Meti. Të fala Gjyshit shumë!”, ka shkruar artisti, duke e shoqëruar mesazhin me emoji që përcjellin dhimbjen e tij.
Fotografia e publikuar është një kujtim i veçantë që reperi ka zgjedhur ta ndajë me publikun në këtë moment të vështirë për familjen.
Ngushëllime Mozzik dhe familjes së tij për këtë humbje të dashur!




