Është bërë e ditur se Ajola Xoxa dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pritet të bëhen sërish prindër. Lajmi është konfirmuar gjatë një seance gjyqësore ku po shqyrtohet çështja ndaj Veliajt dhe disa personave të tjerë të përfshirë në dosje.
Avokati i Ajola Xoxës, Maksim Haxhija, njoftoi në gjykatë se ajo nuk mund të merrte pjesë në seancë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Ai sqaroi se mungesa lidhet me shtatzëninë dhe me rekomandimin e mjekut që ajo të mos paraqitet në gjykatë në këtë periudhë.
“Sipas këshillës së mjekut që ndjek shtatzëninë, ajo nuk mund të jetë e pranishme në seancë. Gjithashtu i kam kërkuar që të më vërë në dispozicion dokumentacionin përkatës”, u shpreh avokati.
Nga ana tjetër, në seancën e parë mungoi edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Ai kishte informuar gjykatën përmes një shkrese, ku theksonte se nuk ishte zhvilluar një seancë paraprake. 👨👩👧👦🍼





