Një nga çiftet më të dashura që lindi në “Big Brother VIP Albania”, Sara Berisha dhe DJ PM, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas disa zhvillimeve që kanë nxitur spekulime për një ndarje të mundshme.
Që prej nisjes së historisë së tyre të dashurisë në vitin 2021, dyshja është përballur shpesh me thashetheme për krizë në marrëdhënie. Megjithatë, deri më tani ata i kanë hedhur poshtë zërat, duke vijuar lidhjen larg syrit të publikut.
Këtë herë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është fakti se Sara Berisha dhe DJ PM nuk ndiqen më në Instagram, një veprim që ka shtuar dyshimet se mes tyre mund të ketë pasur një krisje.
Spekulimet u përforcuan edhe gjatë Sunny Hill Festival, ku Sarah u shfaq e vetme. Për më tepër, ajo publikoi në Instagram këngën “The One That Got Away” të Katy Perry, një baladë që trajton temën e një dashurie të humbur, duke bërë që shumë ndjekës ta interpretojnë si një mesazh me domethënie personale.
Megjithatë, as Sara dhe as DJ PM nuk kanë reaguar publikisht lidhur me këto aludime. Për këtë arsye, nuk ka ende një konfirmim zyrtar se marrëdhënia e tyre ka përfunduar dhe gjithçka mbetet në nivel spekulimesh.




