Kozaku thyen heshtjen pas videos virale: “Nuk është bashkëshortja ime”

Kozak via Instagram
Kozak via Instagram

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Kozaku, ka reaguar publikisht pas videos që qarkulloi në rrjet dhe që u shoqërua me pretendime se në pamje shfaqej bashkëshortja e tij, Denisa.

Gjatë një transmetimi live në TikTok, Kozaku mohoi kategorikisht këto aludime, duke theksuar se vajza që shihet në video nuk është partnerja e tij.

“S’ka lidhje me Denisën ajo video, se po të ishte Denisa do thosha është Denisa. Ku di gjë unë çfarë ka bërë kur s’ka qenë me mua? Po s’është Denisa! Nuk ka lidhje me Denisën, s’është Denisa.”

Ai shtoi se nuk do ta kishte problem të fliste hapur nëse bëhej fjalë për bashkëshorten e tij, por insistoi se videoja nuk ka asnjë lidhje me të.

Reagimi i Kozakut erdhi pasi në rrjet u shpërndanë pamje, të publikuara fillimisht nga Medi Iseni, ku pretendohej se pranë një mashkulli shihej Denisa. Megjithatë, Kozaku i hodhi poshtë këto pretendime.

Më tej, ai iu drejtua personave që kanë shpërndarë videon dhe komenteve në rrjet, duke u bërë thirrje të mos përhapin thashetheme për familjen e tij dhe të respektojnë jetën private.

Sipas tij, situata është keqinterpretuar dhe nuk ka asnjë problem në marrëdhënien me bashkëshorten, duke theksuar se gjithçka që është thënë për videon nuk përputhet me realitetin.