Kapen “mat” nga fansat! Elijona dhe Klodi jetojnë në të njëjtin ambient?

Kapen “mat” nga fansat! Elijona dhe Klodi jetojnë në të njëjtin ambient?

Fansat e Big Brother VIP Kosova duket se nuk u shpëton asnjë detaj. Së fundmi, rrjetet sociale janë mbushur me aludime se mes Elijona Binakaj dhe Klodi mund të ketë nisur një romancë jashtë shtëpisë.

Dyshimet lindën nga postimet e fundit të tyre në rrjetet sociale. Ndjekësit kanë vënë re se të dy kanë publikuar foto nga i njëjti ambient shtëpie.

Në pamjet e shpërndara, mobiljet e kuzhinës, ndriçimi në tavan dhe detaje të tjera të brendshme duken identike, gjë që ka bërë fansat të besojnë se ata ndodhen në të njëjtën banesë.

Ky detaj nuk ka kaluar pa u komentuar në rrjet, duke “tradhtuar” dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova dhe duke shtuar edhe më shumë spekulimet për një lidhje mes tyre.