Eni Çobani ka rrëfyer një prej rasteve më të vështira që ka hasur gjatë karrierës së saj, duke treguar në “Grida Duma Podcast” historinë e një çifti shqiptar shumë të njohur, identitetin e të cilëve zgjodhi të mos e bëjë publik.
Sipas juristes, bëhet fjalë për një familje shumë të pasur, e cila në publik dukej si një çift i lumtur dhe shumë i afërt. Megjithatë, pas dyerve të shtëpisë fshihej një dramë familjare.
“Unë ata i kisha takuar herë pas here si ajo familja që vetëm putheshin dhe përqafoheshin dhe ndërkohë ata kishin një dramë brenda familjes”, tregoi Çobani.
Ajo pretendoi se marrëdhënia e çiftit ishte dëmtuar nga mungesa e komunikimit dhe tradhtitë. Sipas rrëfimit të saj, bashkëshorti kishte pasur disa marrëdhënie jashtëmartesore dhe më pas edhe gruaja kishte vepruar në të njëjtën mënyrë.
Situata, sipas Çobanit, u bë edhe më e ndërlikuar kur në familje erdhi në jetë një fëmijë, për të cilin bashkëshorti nuk ishte babai biologjik.
“Ardhja e një fëmije e kishte traumatizuar”, u shpreh juristja, duke e cilësuar këtë si një nga momentet më të vështira të procesit të ndërmjetësimit.
Pavarësisht gjithçkaje, çifti nuk është divorcuar. Çobani tregoi se ata nuk jetojnë më bashkë dhe secili vijon jetën e tij sentimentale, por ligjërisht vazhdojnë të jenë të martuar.
Sipas saj, një faktor i rëndësishëm në këtë vendim ka qenë edhe pasuria e konsiderueshme e familjes dhe mënyra se si do të ndahej ajo në rast divorci.
⚠️ Eni Çobani nuk zbuloi identitetin e çiftit dhe nuk dha të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e tyre. Për këtë arsye, çdo emër që mund të përmendet në rrjet në lidhje me këtë histori mbetet vetëm spekulim dhe i pakonfirmuar.




