Debati mbi moderimin e Big Brother VIP Albania vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara, sidomos kur bëhet fjalë për krahasimin mes Arbana Osmani dhe Ledion Liço.
Së fundmi, këtij diskutimi i është bashkuar edhe Jul Deda, i cili ka dhënë një mendim të qartë gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ai ka vlerësuar maksimalisht Ledionin, duke theksuar rritjen e tij profesionale ndër vite dhe eksperiencën që kanë ndarë që në fillimet e Top Channel.
“Moderimi i tij është i një niveli të lartë… sot është padiskutim moderatori më i mirë i televizioneve tona,” – u shpreh ai, duke e cilësuar Ledionin si zgjedhjen e tij personale.
Në fund, aktori theksoi edhe vështirësinë e këtij formati, duke shtuar se të moderosh “Big Brother” nuk është aspak e lehtë, një detaj që, sipas tij, e bën edhe më të vlefshëm këtë vlerësim.

Jul Deda via Instagram Story




