Afrimiteti i fundit mes Brikena Selmani dhe Mateo në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendje të madhe edhe nga ish-banorët e formatit.
Së fundmi ka reaguar aktori Jul Deda, i cili përmes një postimi ironik në Instastory ka komentuar situatën. Ai publikoi një kolazh fotosh duke krahasuar dy momente të ndryshme të Brikenës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “Evoluimi i përqafimeve të Brikenës”.
Në një nga fotot, Brikena shfaqet duke përqafuar në mënyrë të distancuar, me përshkrimin “Kur nuk është në nominim”, ndërsa në tjetrën paraqitet shumë më e afërt me Mateon, me tekstin “Kur është në nominim”.

Jul Deda via Instagram Story
Postimi i Jul Dedës është interpretuar nga shumë ndjekës si një thumbim ndaj raportit të tyre, duke sugjeruar se afrimiteti mund të jetë më shumë pjesë e lojës sesa një ndjenjë e vërtetë, sidomos duke qenë se të dy banorët ndodhen në nominim këtë javë.





