Postimi i fundit në rrjetet sociale nga ish-banorët e “Big Brother VIP Albania”, Mateo Borri dhe Brikena Selmanaj, ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme, duke grumbulluar dhjetëra mijëra pëlqime dhe shpërndarje në pak kohë.
Megjithatë, përveç reagimeve të shumta nga ndjekësit, vëmendje ka tërhequr edhe komenti i moderatores së njohur Jona Spahiu, e cila ka zgjedhur ta trajtojë situatën me ironi.
“Me fal, a jam vetëm unë apo kjo që po jetojmë duket më shumë si simulim sesa realitet?”, shkroi ajo, duke ngritur pikëpyetje mbi autenticitetin e shifrave në rrjet.

Jona Spahiu via Instagram Story
Ky reagim është interpretuar si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj fenomenit të ndërveprimeve të larta në profilet e personazheve publikë, ku shpesh diskutohet për mundësinë e rritjes artificiale të angazhimit.
Komenti i saj ka ndezur menjëherë diskutime online, duke ndarë ndjekësit mes atyre që e shohin si një realitet të zakonshëm të rrjeteve sociale dhe të tjerëve që besojnë se popullariteti i çiftit është plotësisht organik.




