Zbulohet e shkuara! Mimoza Ahmeti u largua nga ‘Big Brother’ pas përplasjes me produksionin...

Mimoza Ahmeti & Ledion Lico
Mimoza Ahmeti & Ledion Lico

Teksa sot po spikat në Ferma VIP 3 si një nga personazhet më të komentuar, Mimoza Ahmeti ka pasur edhe më parë një eksperiencë në një format të ngjashëm televiziv.

Pak kush e kujton se ajo ka qenë pjesë e Big Brother Albania 8, ku mbante rolin e opinionistes gjatë periudhës kur spektakli moderohej nga Ledion Liço.

Megjithatë, qëndrimi i saj në këtë program ishte i shkurtër dhe u shoqërua me polemika. Një nga arsyet e para të tensioneve lidhej me një fotomontazh të publikuar në rrjetet sociale, të cilin ajo e konsideroi si përpjekje për të krijuar konflikt artificial mes saj dhe ish-konkurrentit Edison.

Edhe pse më vonë u sqarua se faqja në fjalë nuk ishte zyrtare dhe menaxhohej nga Olti Curri, situata nuk u qetësua. Ahmeti shprehu pakënaqësi edhe ndaj produksionit për mungesë sqarimesh, ndërsa paralajmëroi dalje publike për të sqaruar çështjen, duke rrezikuar kështu shkeljen e kontratës.

Përplasjet nuk mbetën vetëm në këtë nivel. Sipas raportimeve të kohës, një tjetër arsye e largimit lidhej me pagesën, të cilën Mimoza Ahmeti e konsideroi të ulët në krahasim me opinionistët e tjerë.

Kështu, bashkëpunimi i saj me formatin përfundoi përfundimisht, duke lënë pas një histori debatesh që sot është rikthyer në vëmendje, ndërsa ajo po përjeton një sukses të ri në “Ferma VIP 3”.