“Ferma VIP 3” ka hyrë zyrtarisht në fazën përmbyllëse, ndërsa tashmë janë bërë publikë pesë emrat që do të garojnë për fitoren e madhe më 15 qershor.
Pas një rrugëtimi të gjatë me prova, debate, nominime dhe eliminime, finalistët e këtij edicioni janë: Mimoza Ahmeti, Bujaka, Soni Malaj, Elvis Pupa dhe Ilir Shaqiri.
Vendimi përfundimtar ka sjellë reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit, të cilët kanë nisur menjëherë të diskutojnë se kush mund të jetë fituesi i “Ferma VIP 3”.
Ndër emrat më të komentuar nga publiku vazhdojnë të jenë Elvis Pupa dhe Mimoza Ahmeti, ndërsa edhe Bujaka ka mbledhur një mbështetje të madhe gjatë rrugëtimit të tij.
Nga ana tjetër, Soni Malaj dhe Ilir Shaqiri kanë siguruar një vend në natën finale pas një sezoni të mbushur me momente të forta dhe diskutime.
Tashmë mbetet vetëm vota e publikut për të vendosur se cili prej pesë finalistëve do të ngrejë trofeun e “Ferma VIP 3”.




