Një detaj interesant rreth Mateo është zbuluar së fundmi nga Xheneta Fetahu, duke tërhequr vëmendjen e publikut.
E ftuar në rubrikën “Trotuar” në programin “E Diell”, ajo ka ndarë një bisedë personale që ka pasur me ish-të dashurën e banorit të “Big Brother VIP Albania”.
Sipas Xhenetës, vajza në fjalë është shoqja e saj dhe i ka konfirmuar se sjellja e Mateos në ekran nuk është aspak e shtirur.
“E pyeta nëse është kaq romantik edhe në jetën reale dhe më tha që po, është shumë romantik,” u shpreh ajo.
Ky zbulim duket se përforcon imazhin që Mateo ka krijuar brenda shtëpisë, ku shpesh është parë si një djalë i ndjeshëm dhe i përkushtuar në marrëdhënie.
Deklarata ka nxitur reagime në rrjet, ku ndjekësit kanë nisur të diskutojnë nëse kjo anë e tij është arsyeja e afrimiteteve dhe dinamikave që po krijohen brenda lojës.




