VIDEO virale/ Iliri shpërthen në ofendime dhe sfidon hapur produksionin: “Doni ta dëgjoni prapë?”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Një video që po bën xhiron e rrjetit ka rikthyer tensionet mes Ilir Shaqiri dhe Mimoza Ahmeti, duke ndezur reagime të forta në rrjetet sociale.

Pas debateve të fundit pranë pishinës në Ferma VIP, Iliri është dëgjuar duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Mozës dhe banoreve të tjera, ndërsa situata agravoi edhe më shumë pas ndërhyrjes së produksionit.

Në videon e publikuar, Ilir Shaqiri shihet tepër i tensionuar teksa shpërthen me ofendime ndaj grupit të Mozës. Menjëherë pas kësaj, regjia ndërhyn përmes autoparlantit duke i tërhequr vëmendjen për mikrofonin dhe sjelljen e tij.

Por reagimi i balerinit habiti ndjekësit, pasi ai jo vetëm që nuk u tërhoq, por u kthye nga kamerat dhe përsëriti deklaratat e tij me tone edhe më sfiduese, duke injoruar paralajmërimin e drejtpërdrejtë të produksionit.

Pamjet kanë ndezur menjëherë debat online, ku shumë ndjekës po kërkojnë masa disiplinore ndaj konkurrentit për gjuhën fyese dhe sfidimin e hapur të rregullave të produksionit të Ferma VIP.