Vanesa “thumbon” Indrin pas letrës së ndarjes – zgjedh fjalët e Vis Pupës për t’iu përgjigjur...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Pas letrës publike ku Indri i dha fund historisë së tyre të dashurisë, ka ardhur edhe reagimi indirekt i Vanesa.

Ish-banorja e Ferma VIP ka zgjedhur të mos bëjë një deklaratë të drejtpërdrejtë, por të shprehë zhgënjimin e saj përmes një postimi në Instagram që nuk kaloi pa u vënë re.

Në vend të komenteve personale, Vanesa ripostoi një video të Elvis Pupës nga koha kur ai ishte pjesë e fermës.

Në sekuencën e shpërndarë, aktori shprehej:

“Gjithë mashtruesat kanë me vujt në këtë jetë… gjithë manipulatorët kanë me vujt.”

Postimi u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një mesazh i drejtpërdrejtë për Indri, sidomos pas deklaratave të tij në Prime, ku pranoi se gjatë largësisë kishte ndjerë më shumë “liri” sesa mungesë dhe se marrëdhënia mes tyre nuk kishte më të ardhme.

Reagimi i Vanesa ka ndezur sërish debatet në rrjet, ndërsa shumë ndjekës kanë komentuar se zgjedhja e fjalëve të Elvis Pupa ishte një “goditje” e qartë ndaj ish-partnerit të saj.