Vajza e Mozës reagon publikisht: “Mami ka sakrifikuar gjithçka për ne”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Pjesëmarrja e Mimoza Ahmetit“Ferma VIP” ka sjellë shumë diskutime në rrjet, por këtë herë vëmendjen e ka marrë reagimi emocional i vajzës së saj, Luka, e cila ka vendosur të flasë hapur për nënën dhe jetën e saj larg kamerave.

Përmes një komenti të gjatë në rrjetet sociale, Luka ka mbrojtur publikisht Mimozën ndaj kritikave dhe paragjykimeve që kanë qarkulluar gjatë qëndrimit të saj në reality show.

Sipas saj, poetja dhe artistja ka qenë një nënë shembullore dhe ka bërë sakrifica të mëdha për familjen.

“Mimo ka qenë mama ideale. Ka sakrifikuar për ne çdo gjë,” – shkroi Luka.

Ajo tregoi se Mimoza ka qëndruar për vite të tëra në një martesë ku nuk ka marrë dashurinë që meritonte, vetëm për hir të fëmijëve.

“Nuk ka marrë dashurinë që meritonte në martesë e prapë ndejti 20 vjet vetëm për mua dhe motrën,” – u shpreh ajo.

Luka reagoi edhe ndaj komenteve që kanë interpretuar sjelljen e Mimozës në “Ferma VIP” si flirt apo provokim, duke theksuar se gjithçka është pjesë e spektaklit dhe jo karakteri i saj real.

“Ajo po bën show. Nuk është fare karakter i përdalë, përkundrazi vlerëson familjen dhe martesën mbi gjithçka,” – shkroi vajza e saj.

Mesazhi i ndjerë i Lukës ka marrë menjëherë mbështetje në rrjet, ndërsa shumë ndjekës kanë vlerësuar mënyrën se si ajo zgjodhi të tregojë anën më personale dhe sakrifikuese të Mimoza Ahmetit, larg personazhit televiziv.