Pas publikimeve që kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, gazetari Elton Tozaj ka bërë një tjetër deklaratë, duke paralajmëruar se mund të publikojë materiale të tjera që, sipas tij, përfshijnë personazhe të njohur.
Tozaj, i cili ditët e fundit ka publikuar materiale që pretendon se lidhen me emra të showbizit, mes tyre Monika Lubonja dhe Eli Fara, shprehet se pret edhe reagime apo sulme ndaj tij pas këtyre publikimeve.
“E di e pres edhe sulmin që do të më bëhet shumë shpejt, por dua t’ju siguroj që pas kaq kohësh që e bërtas këtë fenomen, pavarësisht të gjithë asaj që më pret, unë nuk do të heq dorë”, shkruan gazetari.
Më tej, Tozaj përmend edhe Adrian Hilën, duke deklaruar se rasti i tij nuk përbën, sipas tij, fundin e materialeve që pretendon se disponon.
“E nëse mendoni që Adi ishte maksimumi, ju siguroj që jo! Adi Hila qe vetëm fillimi i një marrëzie që ka ndodhur e vazhdon të ndodhë! Së shpejti më të tjera materiale shumë herë më të forta dhe me personazhe që do të shokoheni akoma më shumë!”, paralajmëron ai.
Në përshkrimin e postimit, gazetari ka bërë edhe një tjetër pretendim, duke përmendur një biznesmen dhe këngëtarë meshkuj e femra, pa dhënë emra konkretë.
“Muaji tetor na sjell një biznesmen me këngëtarë meshkuj e femra në orgji të ndyra e të frikshme!”, shkruan Tozaj.
Deri tani, nuk janë bërë publike emrat e personave që ai pretendon se përfshihen në deklaratën e fundit dhe as prova që e mbështesin këtë pretendim. Po ashtu, autenticiteti dhe konteksti i materialeve të mëparshme nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Personat e përmendur në publikimet e gazetarit mbeten të lirë të japin versionin apo reagimin e tyre lidhur me këto pretendime.




