Tokyo, falja e Fiter Bajramit organizohet pesë herë për shkak të pjesëmarrjes së lartë...

Foto: JM News Network
Foto: JM News Network

Një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e besimtarëve myslimanë në Tokyo ka bërë që falja e Eid al-Fitr të organizohet plot pesë herë gjatë ditës, për të përballuar numrin e madh të të pranishmëve.

Sipas raportimeve, hapësirat e zakonshme të faljes nuk kanë qenë të mjaftueshme për të përballuar fluksin e besimtarëve, duke detyruar organizatorët të planifikojnë disa seanca të njëpasnjëshme, në mënyrë që të gjithë të kishin mundësi të merrnin pjesë në këtë festë të rëndësishme.

Fitër Bajrami, që shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, festohet nga miliona myslimanë në mbarë botën, por në qytete si Tokio, ku komuniteti mysliman është në rritje, organizimi i aktiviteteve të tilla po bëhet gjithnjë e më sfidues.

Ky rast në Tokio pasqyron rritjen e diversitetit kulturor dhe fetar në Japoni, si dhe nevojën për më shumë hapësira dhe organizime për komunitetet fetare në zhvillim.