“Thuaj që erdhe për dashnorin!”/ Elton Tozaj me deklaratë të fortë për Françeska Muratin: Trego të vërtetën...

Franceska Murati via Instagram
Franceska Murati via Instagram

Françeska Murati, ish-banore e “Big Brother VIP 3”, vijon të jetë në qendër të vëmendjes për jetën e saj personale, mes zërave të vazhdueshëm për një ndarje nga bashkëshorti dhe rikthimin e saj nga LondraTiranë, së bashku me djalin.

Edhe pse nuk ka konfirmuar publikisht një divorc, Françeska ka lënë të kuptohet se fokusi i saj është vetëm tek i biri. Së fundmi, gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ajo u pyet nga ndjekësit se përse vendosi të kthehej në Shqipëri. Përgjigjja e saj ishte e shkurtër, e shoqëruar me një foto nga bregdeti:

"Sepse çdo e premte duket kështu."

Megjithatë, kjo deklaratë nuk e bindi gazetarin Elton Tozaj, i cili, i ftuar në emisionin “T7”, bëri një koment të drejtpërdrejtë lidhur me situatën.

Sipas Tozajt, Françeska Murati duhet të jetë më transparente me publikun për arsyet e rikthimit në Shqipëri dhe ndryshimet në jetën e saj personale.

“Do më vinte shumë mirë që Françeska të deklaronte pse është divorcuar. E gjithë Shqipëria e di se me kë është e lidhur Françeska Murati tashmë. Mjafton ta thotë, nuk ka asgjë të keqe. Jetojmë në një botë të lirë. Nuk kemi pse të bëjmë këto filmat, ‘jo kam ardhur për diellin, për gurin e për rërën’, thuaj kam ardhur për dashnorin dhe është gjëja më e thjeshtë”, u shpreh gazetari.

Deklarata ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ndërsa Françeska Murati nuk ka reaguar ende ndaj pretendimeve të bëra publikisht nga Elton Tozaj.