Pas mbylljes së spektaklit të mbrëmjes në “Ferma VIP”, kanë dalë në pah momente të pathëna që nuk janë transmetuar për publikun. Brenda shtëpisë, situatat kanë qenë më të nxehta dhe të tensionuara sesa është parë në ekran.
Përveç debateve të njohura, nga bisedat mes banorëve është zbuluar një tjetër incident mes Olës dhe Mimoza Ahmetit, ku situata ka degjeneruar pothuajse në përplasje fizike.
Sipas asaj që kanë treguar Henri dhe Iliri, Ola ka tentuar të godasë Mozën duke hequr këpucën, por ndërhyrja e shpejtë e Henrit ka bërë që situata të mos përshkallëzohet më tej.
Henri i ka kërkuar Olës të reflektojë dhe të tërhiqet, duke e paralajmëruar për ndikimin që veprimet e saj mund të kenë në imazhin publik dhe tek familjarët që e ndjekin nga jashtë.
Në rrëfimin e tij, ai ka treguar se incidenti nuk ishte i papritur: rreth një orë më herët, Ola kishte shfaqur të njëjtin qëllim, por ishte ndalur pas këshillës së tij. Sipas tij, ajo dukej sikur e konsideronte situatën si diçka interesante, pa menduar për pasojat që mund të sillte për veten dhe të tjerët.




