Këngëtari Gjesti ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, duke treguar sërish lidhjen e fortë që ka me motrën e tij.
Në orët e para të mesnatës, ai e ka surprizuar atë me tortë dhe dhurata, duke i organizuar një festë të vogël por plot emocione për ditëlindje.
Në pamjet e publikuara, dyshja shihen teksa përqafohen ngrohtësisht dhe festojnë së bashku këtë moment të rëndësishëm familjar.
Përveç surprizës, Gjesti i ka bërë motrës edhe një premtim që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve:
“Veç për ty do ta kall verën”, është shprehur ai.
Momenti është pritur pozitivisht nga fansat, të cilët kanë vlerësuar afërsinë familjare të këngëtarit dhe gjestin e tij emocional ndaj motrës.
Videoja ka marrë shumë reagime në rrjet, duke e kthyer këtë moment në një nga më të komentuarit e ditës për artistin.




