Imitimi i Rogertit në spektaklin humoristik “Portokalli” ka marrë shumë vëmendje, por edhe vetë reagimi i protagonistit nuk ka munguar.
Aktori Alfredo Shabani ka zbuluar për herë të parë se është takuar me Rogert Sterkajn pas daljes së tij nga Big Brother VIP Albania 5, duke e përshkruar momentin si mjaft të sikletshëm.
Sipas tij, sapo janë përballur, ai ka vendosur të prezantohet drejtpërdrejt:
“I thashë: unë jam ai…”
Por reagimi i Rogertit ka qenë krejt ndryshe nga sa mund të pritej. Ai e ka përqafuar dhe e ka vlerësuar për performancën, duke e komplimentuar për mënyrën si e kishte sjellë në skenë.
Megjithatë, nuk ka munguar edhe një “kritikë” e vogël me humor: sipas Rogertit, i vetmi detaj që mund të përmirësohej ishte dialekti.
Një takim që nisi me siklet, por përfundoi me sportivitet dhe respekt, duke treguar se edhe imitimet më të ndjeshme mund të priten me humor nga vetë personazhet.




