Një lajm i gëzueshëm ka emocionuar fansat e këngëtares Albina Kelmendi, e cila ka ndarë një moment shumë të veçantë nga jeta e saj personale.
Artistja ka konfirmuar se ajo dhe partneri i saj, Valon Vataj, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, duke nisur kështu një kapitull të ri plot emocion dhe lumturi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Albina është shfaqur krah partnerit, duke ndarë me ndjekësit gëzimin e madh. Në përshkrimin që shoqëronte foton, ajo shprehej se një jetë e re po i pret dhe se nuk kanë qenë kurrë më të lumtur.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë një detaj në fund të postimit: një zemër blu, e cila ka nxitur menjëherë aludimet se çifti mund të jetë në pritje të një djali.
Edhe pse gjinia e bebit nuk është konfirmuar zyrtarisht, urimet kanë vërshuar nga ndjekës, miq dhe kolegë, të cilët i urojnë këngëtares një shtatzëni të mbarë dhe shumë lumturi në këtë periudhë të veçantë.




