Sulm ndaj biznesit të Mozzik në Zvicër, digjen disa automjete në garazh...

Mozzik via Instagram
Mozzik via Instagram

Mozzik ka bërë të ditur se biznesi i tij në Zvicër është përfshirë nga një incident i rëndë, ku janë dëmtuar disa makina.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, artisti tregoi se garazhi i tij është sulmuar me benzinë, duke bërë që disa prej automjeteve të përfshihen nga flakët.

Sipas tij, pas këtij veprimi qëndron një grup personash, të cilët ai i përshkroi si një bandë me origjinë nga Franca.

Ngjarja është bërë publike përmes Instagramit të reperit, ndërsa deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar apo informacion të detajuar nga autoritetet lidhur me rastin.

Mozzik via Instagram Story