Stenaldo ironizon Luiz Ejllin për Kiarën, këngëtari i përgjigjet menjëherë...

Stenaldo ironizon Luiz Ejllin për Kiarën, këngëtari i përgjigjet menjëherë...

Publikimi i projektit më të ri nga Luiz Ejlli ka sjellë jo vetëm reagime nga fansat, por edhe komente plot humor nga miqtë e tij.

Mes tyre, vëmendjen e mori komenti i Stenaldo Mëhilli, i cili vendosi ta “ngacmojë” publikisht artistin lidhur me një varg të këngës ku përmendet një ndarje.

Duke iu referuar këtij teksti, Stenaldo shkroi me ironi: “Po kush të lë ty o burrë!”, duke nënkuptuar marrëdhënien e fortë të Luizit me Kiara Tito.

Komenti u prit me të qeshura nga ndjekësit, por nuk vonoi as përgjigjja e vetë Luizit, i cili zgjodhi të reagojë në të njëjtën frymë sportive.

“E kam thënë në mënyrë metaforike… shikoje edhe një herë me vëmendje”, u përgjigj ai, duke sqaruar se vargu nuk duhet marrë fjalë për fjalë.

Ky shkëmbim mes dy këngëtarëve është kthyer në një moment viral në rrjet, duke treguar edhe një herë raportin miqësor dhe humorin që i karakterizon.