"S’ka Big Brother këtë vit"/Sara Hoxha zbulon çfarë do të ndodhë me reality show-n...

Sara Hoxha via Instagram
Sara Hoxha via Instagram

Teksa pritja për “Big Brother VIP Albania 6” sa vjen e rritet, Sara Hoxha ka reaguar publikisht pas pyetjeve të shumta të ndjekësve lidhur me rikthimin e reality show-t.

Dyshimet kanë nisur për shkak të kalendari të ri të Serie A, pasi ndeshjet do të transmetohen edhe gjatë ditëve të martë dhe të mërkurë. Këto ditë janë përdorur më herët për transmetimin e Prime-ve të “Big Brother VIP Albania”, ndaj fansat kanë nisur të pyesin nëse ndryshimi i programacionit mund të ndikojë te edicioni i ri.

Një ndjekës e ka pyetur drejtpërdrejt Sarën:

“S’ka Big Brother këtë vit?? Se ndeshjet transmetohen të martë, të mërkurë?”

Përgjigjja e saj ka qenë e shkurtër, por mjaftueshëm për të shuar dyshimet:

“Po ku rrimë dot ne pa @bigbrotheralb_vip 👀🤪”

Sara Hoxha via Instagram Story

Edhe një tjetër ndjekës ka ngritur të njëjtën pikëpyetje, duke e lidhur transmetimin e ndeshjeve me orarin e Prime-it të “BBVA”.

Reagimi i Sarës duket se konfirmon rikthimin e “Big Brother VIP Albania” këtë vit, duke hedhur poshtë aludimet se formati mund të mos zhvillohet për shkak të ndryshimeve në transmetimet sportive.

Megjithatë, mbetet ende mister se cilat ditë do të transmetohen Prime-t dhe si do të përshtatet programi me kalendarin e ri të Serie A.

Ndërkohë, Top Channel ende nuk ka bërë publik zyrtarisht kalendarin e transmetimit apo kastin e “Big Brother VIP Albania 6”, duke e mbajtur të gjallë kuriozitetin e publikut për sezonin e ri.