Indri Shiroka ka folur sërish për Vanesan, disa kohë pas përfundimit të historisë së tyre të dashurisë, e cila nisi gjatë “Ferma VIP 3”.
Dyshja krijoi një lidhje brenda fermës, por marrëdhënia e tyre përfundoi gjatë spektaklit, pas largimit të Vanesës. Historia e tyre u komentua gjatë, veçanërisht për shkak të disa deklaratave të Indrit në atë periudhë.
Së fundmi, një ndjekës e ka pyetur Indrin në rrjetet sociale nëse ekziston mundësia që ai dhe Vanesa të pajtohen.
Përgjigjja e tij ka tërhequr vëmendjen, pasi Indri nuk foli për një rikthim të mundshëm, por theksoi se mes tyre nuk ka armiqësi.
“Unë s’jam prishur kurrë me të! Vazhdoj ta ndjek dhe t’i dëshiroj të gjitha të mirat e kësaj bote, siç i meriton!”, është shprehur ai.
Gjatë “Ferma VIP”, marrëdhënia e tyre kaloi momente të vështira përpara se të merrte fund. Në atë kohë, Indri kishte treguar se gjatë ditëve kur Vanesa nuk ishte pranë tij, kishte ndjerë më shumë liri sesa mungesën e saj.
Në letrën që i kishte lexuar publikisht asokohe, ai i ishte drejtuar Vanesës me fjalët:
“Nuk jam i duhuri për ty, ti meriton dikë që të do ashtu si ti mua.”
Edhe pas përfundimit të programit, dyshja pati një tjetër përballje gjatë “Post Ferma VIP”. Vanesa tregoi se ishte takuar me Indrin, por nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën se si kishte përfunduar historia e tyre.
Megjithatë, deklarata e fundit e Indrit nuk jep ndonjë sinjal të qartë për një pajtim apo rikthim mes tyre. Ajo që ai bëri të qartë është se vazhdon ta ndjekë Vanesën në rrjetet sociale dhe, pavarësisht së kaluarës së tyre, i dëshiron më të mirën.




