“S’jam e denjë…”/ I kërkuan t’i përkushtohet më shumë fesë, Rikja i përgjigjet publikisht: “Zoti e njeh shpirtin tim”

Rike Roci via Instagram
Rike Roci via Instagram

Rike Roci ka folur hapur për besimin dhe raportin e saj me fenë, pas një mesazhi që mori së fundmi nga një ndjekës në Instagram.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, e cila në fillim të këtij viti vizitoi vendet e shenjta dhe kreu Umren, është përballur me një koment nga një ndjekës që e këshillonte t’i përkushtohej edhe më shumë fesë islame.

“Ktheju fesë Islame ende më mirë sepse je diamant vajzë, mos lejo të përdorin profilin tënd materialistët”, i shkroi ndjekësi.

Rike vendosi të mos e lërë pa përgjigje komentin dhe zgjodhi të sqaronte publikisht raportin e saj me besimin.

“Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë gjë. Besoj, dhe besoj shumë. Me kismet, do ta bëj përsëri Umren.”

Më tej, Rike pranoi se, si çdo njeri, edhe ajo e konsideron veten mëkatare dhe se ndonjëherë ndihet “e padenjë” për fenë, por theksoi se marrëdhënia e secilit me Zotin është personale.

“Mendoj se secili prej nesh e di vetë çfarë lidhjeje ka me Atë lart. Në fund, rëndësi ka që Ai e njeh shpirtin tim, e di çfarë kam në zemër dhe kjo më mjafton.”

Rike Roci via Instagram Story

Me këtë reagim, Rike Roci bëri të qartë se besimi është një çështje personale për të dhe se nuk dëshiron që marrëdhënia e saj me fenë të gjykohet vetëm nga ajo që publikon apo nuk publikon në rrjetet sociale.

Ajo zbuloi gjithashtu se ka dëshirë ta kryejë përsëri Umren, ndërsa pjesën tjetër të raportit të saj me Zotin preferon ta mbajë private.