Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, Armela Hyseni, ka ndarë një rrëfim të sinqertë për periudhën që kaloi pas përfundimit të spektaklit, duke zbuluar se ndryshimet fizike ndikuan ndjeshëm edhe në gjendjen e saj emocionale.
E ftuar në emisionin “E Diell”, modelja tregoi se pas daljes nga formati kishte shtuar 13 kilogramë, çka bëri që të mos ndihej më komode me veten.
“Pas Big Brother unë shtova 13 kilogramë dhe nuk isha rehat. Isha mësuar ta shikoja veten ndryshe në pasqyrë dhe asnjë rrobë nuk më bënte më”, u shpreh Armela.
Sipas saj, sfida nuk kishte të bënte vetëm me peshën e shtuar, por me mënyrën se si e perceptonte veten. Pikërisht për këtë arsye, ajo mendoi për një kohë të largohej nga ekrani.
“Nuk doja të dilja më në televizor, jo sepse kisha marrë disa kilogramë më tepër, por sepse nuk isha rehat. Për mua ka qenë një periudhë shumë e sikletshme”, tha ish-banorja.
Me këtë rrëfim, Armela Hyseni tregoi një anë më personale të jetës së saj pas BBVIP, duke folur hapur për vështirësitë që përjetoi larg kamerave.
Pavarësisht kësaj periudhe, ajo ka vijuar të jetë aktive në televizion dhe në rrjetet sociale, duke mbetur një nga figurat më të ndjekura që dolën nga Big Brother VIP Albania 5.




