Shqipëria ngjitet sot në skenën e Eurovisionit, Alis konkurron me këngën “Nân”

Eurovision via Instagram
Eurovision via Instagram

Edicioni i 70-të i Eurovision Song Contest ka nisur mes atmosferës festive në arenën “Wiener Stadthalle” në Vjenë, ku këtë vit artistë nga e gjithë Europa do të garojnë nën moton “Të Bashkuar nga Muzika”.

Austria është rikthyer si vend organizator pas 11 vitesh, falë triumfit të JJ në Eurovision 2025, ndërsa në garë marrin pjesë 35 shtete.

Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga këngëtari Alis me këngën “Nân”, një baladë emocionale që i kushtohet figurës së nënës dhe lidhjes familjare.

Performanca e artistit shqiptar është komentuar pozitivisht edhe nga media të huaja, të cilat kanë vlerësuar mesazhin emocional të këngës dhe interpretimin e tij në skenë.

Ndërkohë, mbështetja e publikut shqiptar dhe diasporës konsiderohet vendimtare për kalimin në finalen e madhe të Eurovisionit. Shqipëria konkurron me numrin 13, ndërsa votimet pritet të kenë një rol kyç në rezultatet e mbrëmjes.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën, ku vendet më të votuara nga publiku dhe juritë do të luftojnë për trofeun e këtij viti.