“Shpërthen” pas BBV / Selin përjeton rritje të jashtëzakonshme: mijëra ndjekës në pak orë...

Selin Bollati via Instagram
Selin Bollati via Instagram

Pas triumfit në Big Brother VIP Albania, Selin nuk ka marrë vetëm çmimin e madh, por edhe një valë të fuqishme mbështetjeje nga publiku jashtë shtëpisë.

Në vetëm 48 orë, profili i saj në rrjetet sociale ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke kaluar nga rreth 193 mijë ndjekës në mbi 237 mijë, pra rreth 44 mijë ndjekës të rinj në një kohë shumë të shkurtër.

Ky “boom” në ndjekje tregon qartë se popullariteti i saj nuk u ndal me mbylljen e spektaklit, por përkundrazi, u rrit edhe më shumë pas finales. Për shumë ndjekës, kjo është dëshmi se ajo ka arritur të krijojë një lidhje të fortë me publikun, e cila vazhdon edhe jashtë kamerave.

Nga një rrugëtim i mbushur me emocione dhe dinamika, Selin tashmë po shijon frytet e suksesit, duke u kthyer në një nga figurat më të ndjekura dhe të komentuara pas përfundimit të Big Brother VIP Albania.